RAPORT JAVOR I AKTIVITETEVE TË DEGËS SË PDK-SË NË PRIZREN, 28 Gusht deri më 2 shtator 2017

35

General

RAPORT  JAVOR I AKTIVITETEVE TË DEGËS SË PDK-SË NË PRIZREN, 28 Gusht deri më 2 shtator 2017

 

Më 28.8.2017, nga ora 14:00, kanë marrë pjesë 3 përfaqësues nga dega e Prizrenit, në sallën e konferencave për shtyp, në selinë qendrore.

Më  28.08.2017, duke filluar nga ora 16:00, është mbajt takim me grupin funksional në përbërje të nëndegëve: Qëndresë, Krushë e Vogël, Piranë, Zojz, Medvec, Arbanas dhe Landovicë.

Më  28.08.2017, duke filluar nga ora 17:00, është mbajt takim edhe me grupin funksional në përbërje të nëndegëve: 28 Nëntori, Arbanë, Jeta e Re dhe Ganimete Tërbeshi.

Më  28.8.2017, duke filluar nga ora 18:00, është mbajt takim i rregullt me kryesinë e GDK-së, në zyrat e PDK-së dega në Prizren.

Më  28.8.2017, është mbajt takim me nëndegën 11 Marsi, në zyrat e nëndegës.


Më  29.8.2017, duke filluar nga ora 12:00, është mbajt takim me koordinatorët.

Më 29.8.2017, nga ora 16:00, në zyrat e degës së Prizren, është mbajt takim i Sektorit për votues.

Më 29.8.2017, në zyrat e degës së Prizren, është mbajt takim i Sektorit për koordinim me struktura të degës.


Më 30.8.2017, është mbajt takim i rregullt me kryesinë e Rinisë, në zyrat e PDK-së dega në Prizren.

Më 30.8.2017, nga ora 17:00, është mbajtur takim i sektorit për komunikim me grupe të veçanta të interesit.

Më 30.8.2017, është mbajtur takim i sektorit për analiza dhe rekomandime.

Më  30.8.2017 është mbajtur takimi i rregullt me Grupin Parlamentar të Asamblistëve nga radhët e PDK-së.

Më  30.8.2017, është mbajt takim me nëndegën 10 Qershori.


Më 31.8.2017, kryetari i degës, z.Minir Krasniqi ka takuar 45 kandidatët për Asamble komunale, të certifikuar nga KQZ. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kandidati për kryetar të Prizrenit, z.Shaqir Totaj.


Më 1.9.2017, e premte nga ora 10:00, një delegacion në prirje të kryetarit të komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja, kryesuesit të kuvendit të komunës, z. Kujtim Gashi, si dhe një delegacion nga dega e PDK-së në Prizren, të prirë nga kryetari i saj, z.Minir Krasniqi, me rastin e Kurban Bajramit, vizituan Bashkësinë Islame të Prizrenit, si dhe i uruan festën e Bajramit të Vogël, Kryesisë së Bashkësisë Islame në Prizren.


Më 1.9.2017, me rastin e “Epopesë së Vërrinit”, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së në Prizren kanë shënuar këtë datë me aktivitete të shumta. Delegacionit nga komuna bashkë me stafin e tij i ka pri kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja, si dhe kryesuesi i kuvendit komunal z. Kujtim Gashi.

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe një delegacion nga dega e PDK-së në Prizren, në prirje të kryetarit të degës, z.Minir Krasniqi, si dhe kandidati për kryetar i komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj. Aktivitetet ishin si në vijim:

Ora 11:00-homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë;

Ora 11:30-homazhe te shtatorja e Heroit Xhevat Berisha;

Ora 12:00-vendosja e pllakës së Heroit Selajdin Berisha;

Ora 14:00-garat e pelivanëve në fshatin Lez.

Gjithashtu, më 2.9.2017, me rastin e “Epopesë së Vërrinit”, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së në Prizren, kanë shënuar aktivitete të shumta. Delegacionit nga komuna bashkë me stafin e tij i ka prirë kryetari i komunës së Prizrenit prof.dr.Ramadan Muja, si dhe kryesuesi i kuvendit komunal z.Kujtim Gashi.

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe një delegacion nga dega e PDK-së në Prizren, të prirë nga kryetari i degës, z. Minir Krasniqi, si dhe kandidati për kryetar i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Pjesë e të gjitha këtyre aktiviteteve ishte edhe kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, i cili në fjalën e tij, shprehi nderim dhe respekt për punën e lavdishme të UÇK-së, si dhe shprehi nderim të përhershëm për të gjithë të rënët në luftën e fundit në Kosovë.

Aktivitetet ishin si në vijim:

Ora 11:00-homazhe te lapidari në Jeshkovë;

Ora 11:30-homazhe te varrezat në Jeshkovë;

Ora 12:00-vizitë familjes së Heroit Agim Shala në Jeshkovë.

Gjithashtu kryetari i degës së PDK-së në Prizren, z.Minir Krasniqi, ka zhvilluar shumë takime të rregullta me palë, nga dita e hënë deri të shtunën.

Këto takime janë të rregullta dhe të zakonshme me palë, dhe me anëtarë kryesisht nga strukturat e nëndegëve dhe aktivistë, në bazë të kërkesave të tyre, që i bëjnë në administratë për t’u takuar me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, z.Minir Krasniqin, lidhur me kërkesat e tyre për lagjet, dhe ambientet e tyre ku jetojnë dhe veprojnë.