Dr. Mursel Gashi uron besimtarët për Bajram

9

General

Dr. Mursel Gashi, kandidat i PDK-së për kryetar të Malishevës, ka uruar besimtarët islamë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në urimin e tij thuhet, se në këtë festë që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, i përulemi familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës që sakrifikuan për ne.

Ja postimi i plotë i Dr. Mursel Gashit, në rrjetin social:

Me fat Kurban Bajrami për të gjithë besimtarët islamë.

Në këtë festë që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, i përulemi familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës që sakrifikuan për ne.

Kjo festë gjithashtu uroj të i'u sjell shëndet, harmoni dhe mirëkuptim në familjet tuaja.

Urime!

Me respekt, Dr. Mursel Gashi”