PDK- DEGA PRIZREN

22

General

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dega e PDK-së në Prizren, dhe kryetari  i saj,
Minir Krasniqi,  uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit,  me
urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave,
por edhe për sukseset tona të përbashkëta.
Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë
hyjnor dhe human.
Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme  në krijimin e
kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë
shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të
gjithëmbarshëm për afrim mes njerëzve.

Urime !

Minir Krasniqi, kryetar i PDK-së dega Prizren

Datë: 31.08.2017